Zyra italiane virtuale

Adresa Profesionale

Nëse kërkesa juaj është që të keni një adresë fizike në Itali që të mund të përfshihet në kartvizita, në faqe interneti, dhe ndoshta të keni një logo ose markë me emrin e kompanisë tuaj, shërbimi i adresës postare ose adresës profesionale është shërbimi i duhur për nevojat tuaja . Ju mund të merrni postën dhe zarfat me përmasa të zvogëluara. Do të njoftoheni për çdo dokument që keni tërhequr dhe paraqitur, dokumentet e marra në Itali mund ti merrni në vendin tuaj të origjinës brenda një kohe të shkurtër.

Vendi ligjor

Virtual office in Italy

Nëse do të kryeni veprimtari vazhdimisht në Itali , në qoftë se keni nevojë për një pikë në një nga dhomat italiane të ekonomisë, shërbimi i selisë ligjore është ajo që bën për ju. Adresa, marrja dhe menaxhimi i postës, logo për t’ju reklamuar.

Sekretaria telefonike

Shërbimi ju lejon të caktoni në mënyrë eskluzive një numër italian të qytetit të pëzgjedhur ose një numër jeshil 800, aktiv në të gjithë territorin italian. Telefonatat do të priten në qendrën e biznesit, stafi do të përgjigjet në mënyrë të personalizuar sipas udhëzimeve të marra. Ju do të merrni një raport të hollësishëm për çdo telefonatë.

Zyra virtuale

Një shërbim i plotë: linjë telefonike dhe seli ligjore ose linjë telefonike dhe adresë profesionale. Një zyrë italiane në një ose më shumë qytete italiane për të komunikuar me klientët dhe furnizuesit, të publikoni në faqen e internetit, broshura, kartvizita, që nevojiten për shërbimin e Google Maps.

Zyrë për një ditë

Daily office Italy

Shërbimeve të mësipërme mund ti shtoni qera të rastit ose të përsëritur të zyrave për takime biznesi. Me rrjetin tonë ju keni lehtësi të keni një zyrë ku të doni në Itali për një ditë apo dhe për gjysëm dite. Zyra të mobiluara, të pajisura, ku ju mund të takoni klientët dhe furnizuesit në mënyrë private. Shumë nga zyrat disponojnë gjithashtu salla pritjeje të pajisura me ekspres , ku mund të punoni duke shijuar nje kafe.

Për të ditur detajet dhe kostot e shërbimeve, ju lutem na dërgoni një kërkesë preventivi, duke treguar qytetin apo qytetet ose zonat gjeografike që ju interesojnë, ose na kontaktoni në 0039059897211

kërkoni një preventiv